- Tel: +355 69 20 88 323
- Email: info@janushi-lawfirm.com
- Adresa: Rruga "Mysym Shyri",Tiranë.
Çështje Civile
Studio ligjore “JANUSHI & ASSOCIATES”, ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim në gjykatë për të gjitha çështjet civile që kanë të bëjnë me:
– Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor, në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë.
– Konsulencë juridike përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.
– Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve, kontrata sipërmarrje me pronar trojesh, me shoqëritë e ndërtimit.
– Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë ligjore, kundërshtim të testamentit etj.
– Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjykatë gjate proçesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
– Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore nga mjetet motorrike.
– Përfaqësim në gjykatë kunder Shoqërive të Sigurimit për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorrike apo dhe kundër Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
– Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor, hartim dokumentacioni, për çështjet e pasurisë që kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre pranë Agjensis Shtetrore të Kadastrës, (ish ZRPP), si dhe çështjet që kanë të bëjnë me Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ATP, etj.
– Përfaqësim ligjor pranë gjykatave të rretheve gjyqësore te ndryshme, gjykatave të shkallës parë dhe të apelit, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,
– Ofrojme konsulecë ligjore dhe përfaqësim në komisione disiplinore, në të gjitha gjykatave dhe në të gjitha shkallët e gjykimit, për të gjitha llojet e çeshtjeve administrative, me të drejtat e punëdhënësit dhe punëmarrësit:
•Konfliktet e punës;
të drejtat e punëmarrësve me statusin e nëpunësit civil;
•Cështje të legalizimit të ndërtimeve informale;
•Cështje të kundërshtimit të akteve administrative;
•Asistencë dhe përpilim të dokumentacionit për pjesëmarrje në tender, propozimin dhe përgatitjen e koncesioneve, marrjen e lejeve, etj;
•Konsulencë dhe asistencë në komunikim me organet e administratës shtetërore.
•Konsulencë dhe asistencë në lidhjen e kontratave me organet e administratës shtetërore;
•Përgatitje të kërkesë-padive dhe akteve të tjera ligjore;
•Përgatitje të kërkesave të ndryshme drejtuar institucioneve: ankime, rekurse, njohje të vendimeve të huaja;
Stay Always In Touch
Stay in Touch and enim adminim veniam quis nostrud exercitation ullamco