Ne ofrojmë një shumëllojshmëri të gjerë shërbimesh në lidhje me mbrojtjen penale:

–  Studio Ligjore, ofron mbrojte për çështjet penale qe janë ngritur nga organi i akuzës ndaj klientëve të saj të përhershëm dhe klientëve të rinj. Jemi të përgatitur profesionalisht që t’iu ofrojmë konsulencën e duhur kësaj kategorie klientësh, sidomos për veprat penale në fushën e biznesit, mashtrimeve financiare, taksave, doganave, çështje të sigurisë kibernetike, dhunë në familje, vrasjet, armë mbajtje pa leje, sigurimeve e më gjerë. Ne kemi qënë përfshirë në një numër të madh çështjesh penale, në këtë fushë duke i mbrojtur klientët tanë, duke patur sukses.

–   Ofrojmë konsulencë ligjore dhe përfaqësim të klientëve tanë përpara organeve hetimore, Prokurorisë, SPAK si dhe përpara Gjykatës, për persona nën hetim, persona që i atribuohet vepra penale, si të pandehur, te dënuar, apo si të dëmtuar nga vepra penale.

–   Konsulencë ligjore dhe përfaqësim gjyqësor duke marrë në mbrojtje klientët tanë gjatë zhvillimit të proçesit penal, duke i mbrojtur dhe përfaqësuar në të gjitha shkallët e gjykimit.