Çështjet e Pronave

Ofrojmë konsulencë dhe përfaqësim ligjor në lidhje me çështjet e pronësisë, jep formacionin e duhur për mënyrën e veprimit, proçedurat që duhen kryer dhe afatet që duhen respektuar, në mënyrë që pronarët e pronave të paluajtshme të pajisen me titullin e pronësisë dhe ta disponojnë atë lirisht dhe në përputhje me interesat e tyre.

Ofrojme konsulence ligjore dhe perfaqesim ne Gjykate ne lidhje me çeshtjet e pronesise qe kane te bejne me :
–  Fitimin e pronësisë, proçedurat që duhet të ndiqen në rastin e fitimit të pasurive me parashkrim fitues, si dhe regjistrimin e tyre në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës;
–  Ndjekim procedurat dhe përfaqësimin e shoqërive tregtare në fushën e ndërtimit për marrjen e trojeve apo tokave bujqësore për ndërtim apartamenti nga pronarëve të truallit, deri në regjistrimin e pronës dhe pajisjen me çertifikatë pronësie;
–  Ndjekjen e të gjitha proçedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme;
–  Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë ASHK, (ish-Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe çdo problem tjetër, që ka lidhje me pronat e paluajtshme;
–  Konsulencë për ndjekjen e procedurave për shitjen e pasurive të paluajtshme, marrjen me qira, shfrytëzimin, servitutet etj;
–  Ndjekim procedurat për dhënien e truallit për ndërtim shoqërive të ndërtimit, në interest ë pronarëve të truallit deri në regjistrimin e pronës dhe pajisjen me çertifikatë pronësie;